Për Gashijanin kanë shprehur interesim tri klube, përfshirë Juventusin që synon fillimisht ta transferojë në ekipin B.
Stuttgarti dhe Hajduku i Splitit janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij, ndërsa negociatat kanë filluar.
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net edhe nga dy menaxherët e Elvir Gashijanit, Afrim Ajeti dhe Adil Vokrri.
Gashijani është talent me të ardhme të ndritur në futbollin e Kosovës.
Pak kohë parë më parë, Gashijani realizoi dy gola për Kosovën U19në Maltë.
Ai aktivizohet edhe te Llapi, me të cilët ka shënuar disa gola.
17-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar, si dhe në krahun e djathtë të fazës sulmuese.