Kombëtarja e Kosovës në futboll është në kërkim të një trajneri të ri, pasi ndau rrugët me Primoz Glihan pas përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Robert Moreno është një nga trajnerët e lidhur me stolin e trajnerit te “Dardanët”
Vet spanjolli sot ka pasur një takim me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.
Sipas burimeve te sigurta te Albanian News, Morena dhe Ademi janë pajtuar që të vazhdojnë negociatat.
Kështu ish asistenti i Enriques, pritet që ta vizitojë Kosovën dhe të njoftohet me kushtet. Megjithatë shifra 600 mijë euro për kontratë nuk qendron, pasi që ende nuk është diskutuar për çmimin.