Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot.
Në ndeshjen e zhvilluar në Shkup, “Dardanët” e udhëhequr nga Agon Ramadani shënuan fitore me rezultat 2:1.
Ylli Mazreku dhe Drilon Maxharraj realizuan golat e fitores.
Pas kësaj ndeshje ekspedita e Kosovës do të zhvendoset në Budapest, atje ku do të luajë kundër Hungarisë dy ndeshje miqësore, më 14 dhe 16 dhjetor.