Manchester United ka dështuar të kualifikohet në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas disfatës nga Bayern Munichu, në kryendeshjen e Grupit A.
“Djajtë e Kuq” pësuan 0:1 nga Bayern Munich, në stadiumin Old Trafford, shkruan lajmi.net.
Kingsley Coman ishte autori që çoi në shtëpi Manchester United, me golin që ua shënoi në minutën e 70-të.
Man United thuajse gjatë tërë takimit kërkoi golin, por hasi në një mbrojtje fantastike të Bayern Munich që nuk lejoi pranimin e golit.
Man Unitedit iu nevojit fitorja ndaj Bayernit dhe barazimi i Copenhages me Galatasarayn, për t’u kualifikuar tutje.
Manchester United kësisoj mbeti në pozitën e fundit me katër pikë, ndërkaq Bayernit në fazën tjetër i është bashkuar Copenhaga që triumfoi 1:0 kundër Galatasarayt. Këta të fundit janë në vendin e tretë, pozitë që dërgon në Ligën e Evropës.