Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 14:00, Ish-eprori i UÇK-së, Haxhi Shala do të ketëparaqitjen e pare në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Sipas informacioneve,paraqitja e parë do të mbahet në seancë publike.
Theksojmë se Haxhi Shala u arrestua më 11 dhjetor 2023 në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të fletarrestimit, urdhrit për transferim dhe Aktakuzës së Konfirmuar, të lëshuara nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Haxhi Shala u transferua më 12 dhjetor në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.