Liga e Kampioneve ka mësuar sot edhe emrat e fundit që kalojnë në fazën me eliminim direkt të turneut, teksa ka tashmë të plotë edhe ndarjen në vazo të tyre.
Në shortin e të hënës, në vazon e skuadrave kryesore, të cilat ishsn fituese të grupit dhe si bonus kanë ndeshje ne dytë në fushën e tyre, vendosen Bajern Mynih, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad, Atletiko Madrid, Borusia Dortmund, Mançester Siti dhe Barcelona.
Pas rezultateve të sotme, kualifikimin e siguruan PSG dhe Porto, të cilat kanë shtuar emrin në vazon e dytë ku janë edhe Kopenhaga, PSV, Napoli, Inter, Lacio dhe Lajpcig.
Ajo që bie në sy është se të katër skuadrat spanjolle janë në vazon kryesore, ndërsa të tre skuadrat italiane të kualifikuara janë në vazon e dytë.