Faza grupore e Ligës së Kampionëve nga viti i ardhshëm do të vijë me një format krejt ndryshe.
Kompeticioni kryesor i klubeve evropiane do të kaloj në një “Model zviceran” me 36 ekipe nga sezoni 2024-2025.
Ndryshimi do të rezultojë i diskutueshëm dhe shton më shumë ndeshje në një kalendar tashmë të stërmbushur, shkruan lajmi.net.
Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve do të jetë ndryshe nga sa e dinim.
Ky është ndryshimi më i madh në format në 20 vjet, pasi ka pasur dy mini liga në fazën e grupeve para eliminimit.
Nga sezoni i ardhshëm, gara do të adoptojë “Modelin Zviceran”.
Në vend të grupeve me katër, do të ketë një ligë me 36 skuadra.
Çdo skuadër do të luajtur tetë ndeshje kundër kundërshtarëve të ndryshëm, gjysmën në shtëpi dhe gjysmën jashtë.
Shorti do të thotë se do të ketë disa skuadra të mëdha që do të luajnë me njëri-tjetrin në fazën e grupeve.
Sezonin e ardhshëm klubet do të ndahen në katër vazo për shortin dhe çdo skuadër do të marrë dy klube nga vazo 1.
Tetë më të mirat do të kualifikohen automatikisht në raundin e 16-të, kështu që ata mund të sigurojnë një vend herët dhe më pas të pushojnë lojtarët e mëdhenj për ndeshjet e rëndësishme në fundjavë.
Ata që përfundojnë në vendin e nëntë dhe të 24-të shkojnë në play-off me dy ndeshje