Ecurinë e mirë të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës, Malisheva synon ta vazhdojë edhe në pranverë.
Për t’u përgatitur sa më mirë për stinorin pranveror, Malisheva do të zhvendoset për përgatitje në Turqi dhe Shqipëri.
Malisheva gjatë javës së dytë të janarit do të zhvendoset për 12 ditë në Turqi, ndërkohë shtatë të tjera do t’i kalojë në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga burime brenda klubit malishevas.
Deri në përfundimin e stinorit vjeshtor ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm edhe një xhiro.
Ndeshjen e fundit të stinorit Malisheva e luan në udhëtim te Drita në Gjilan.
Pas 17 ndeshjeve të zhvilluara, Malisheva është e katërta me 26 pikë, vetëm pesë më pak se Drita e Llapi në pozitat dy dhe tre.