Këngëtari kosovar, Yll Valla ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar vet këngëtari në një prononcim për GazetaBlic, ku i njëjti tha se ditën e sotme ka marrë lajmin se ka rezultuar pozitiv.
“Po dje jam testuar, ndërsa sot më lajmëruar se kam rezultuar pozitiv”, u shpreh këngëtari.
Ndryshe, Yll Valla punon zyrtar në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe tashmë ai do jetë në izolim plot 14 ditë.