Në maj të këtij viti shqiptari Besmir Ademi goditi me thikë nënën e tre fëmijëve të tij në parkingun përballë një dyqani kompjuterash. Por ai nuk u mjaftua vetëm me kaq, filmoi bashkëshorten teksa ajo po jepte shpirt.
Këtë të hënë Besmir Ademi u dënua me burgim të përjtshëm, para gjykatës rajonale të Aachen të Gjermanisë për vrasje. Para se të ndodhte ngjarja e rëndë, kishte një këmbëngulje të theksuar nga ana e shqiptarit për të mos pranuar ndarjen.
Ndërkohë që në rrëfimin e tij para trupit gjykues ai ka treguar më shumë detaje lidhur ekzekutimin e 28-vjeçares Jetmira Beka. Besmir Ademi u shpreh: “Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëja gjithçka për ta zhbërë. Nuk e mbaj mend aktin. Ka vetëm një vrimë të madhe të zezë.”
Besmir Ademi kishte marrë masa që të takoheshin në një parking të Obit për t’ia dorëzuar gruas së tij një nga tre fëmijët. Por në vend të vajzës së tij ai erdhi me një thikë.
Sipas prokurorisë, ai e ka goditur 20 herë me thikë gruan e tij me tehun njëzet centimetra të gjatë, duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes.