Luis Suarez do të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sulmuesi uruguaian do të nënshkruajë me ekipin e MLS, Inter Miami, raporton Fabrizio Romano.
Ai do të bëhet sërish bashkëlojtar me Leo Messin, transmeton Gazeta Express.
Kontrata tani është gati pas marrëveshjes verbale të arritur një muaj më parë.
Suarez do të nënshkruajë kontratë një vjeçare me Inter Miamin.
Marrëveshja gjithashtu do të përfshijë një opsion për një sezon tjetër.