spot_img

Solskjaer niset drejt Stambollit, po e merr në menaxhim gjigantin turk

spot_img

Ole Gunnar Solskjaer është afër rikthimit në pankinë. Trajneri norvegjez qëndron pushim prej nëntorit të vitit 2021, kur u shkarkua nga Manchester United.

149 ndeshje regjistroi si trajner në “Old Trafford”, teksa mbërriti me “Djajtë e Kuq” deri në finalen e Europa League (2021).

50-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Besiktasit, të cilët i kanë ofruar një kontratë 18 mujore sipas raportimeve nga Turqia.

Bardhezinjtë nga Stambolli janë hasur me probleme të shumta në këtë sezon. Skuadra ndan vendin e katërt me Trabzonsporin, ndërkohë që kryesuesit e Fenerbahces dhe Galatasarayt janë 17 pikë larg!

Besiktasi e nisi sezonin me Senol Gunes në pankinë. Pas largimit të tij në tetor ekipi iu drejtuar përkohësisht Burak Yilmaz.

Ish-sulmuesi i njohur qëndroi në stol deri në emërimin e Rıza Çalimbay, aventura e të cilit përfundoi me vetëm 7 ndeshje.

Tani është radha e Solskjaer. Bisedimet janë afër fundit dhe në Turqi janë të sigurt se do të jetë ai trajneri që do të tentojë ringritjen e Besiktasit.

Skuadër që dështoi edhe në grupet e Conference League, duke siguruar vetëm një fitore në ndeshjen e fundit përballë zviceranëve të Luganos.

NGJARJE TË TJERA

spot_img