Xherdan Shaqiri është njëri prej yjeve më të mëdha të futbollit shqiptar, e po ashtu edhe i Zvicrës.
Gjatë karrierës së tij tashmë kogja të gjatë e të bujshme vazhdimisht ka dhuruar momente krenarie, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te zviceranët dhe te tifozët e klubeve të huaja ku ka luajtur, si në Zvicër, Gjermani, Angli, Itali, e së fundmi edhe në Amerikë.
Mirëpo, futbollisti me famë botërore që ka fituar edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve mbrëmë e ka prodhuar një lajm të pahijshëm, shkruan Gazeta Express.
Ai ka ardhur në Kosovë për pushime dhe mbrëmë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në vend, në “Zone Club” në Prishtinë.
Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dalin jashtë.
Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve tjerë prezentë që ishin afër tyre.
E njëra prej të pranishmeve e cila ka hasur në sjellje të pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij ka qenë Besa Domi, e cila gjithë rastin e ka rrëfyer përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Mirëpo, Besa Domi në këtë rrëfim nuk e ka përmendur emrin e Shaqirit, por i është referuar si një yll me famë botërore.
Sidoqoftë, Gazeta Express përmes burimeve të saj të sigurta e ka konfirmuar që personi të cilit i referohet Besa Domi ka qenë pikërisht ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri me disa shoqërues të tij, te të cilët kanë shkuar sigurimi dhe kanë kërkuar që të largohen nga diskoteka.
Në vazhdim, lexojeni të plotë pa ndërhyrje postimin e Besa Domit:
ZONE Club osht Institucion. Mram isha ne Zone. Asgje e re as a jashtezakonshme kjo. As qe super Yjet frekuentojne aty – asgje e jashtezakonshme. MIREPO mram ndodhi diqka e jashtezakonshme, per mos mi thone spektakulare! Te pakten per mu, sepse s’me kish ra me pa e me u ballafaqu. Ishin nje tufe djemsh&burrash ne shoqni me nje SUPER STAR boteror! Qaty afer meje. Sjelljet e tyne ishin te pahijshme, te turpshme dhe sjelle rrugaqesh. Njoni prej tyne pat bile edhe ksi tentime prej maniaku me mu kape mu per nje moment. Demek me asi qasje “une VIAJPI edhe ju ktu krejte me sherbeni mu” hehe. Dmth fort pamje shemtuese kshtu komplet. Oh nuk kom dite send bre, veq kur ka ardhe Dekori me sigurim edhe si paketa te postes t’shpejte i kane palu, e i kane qite jashte. Qete dhe pa zhurme. Njo ka njo. Hajde ciaos! bye bye. Ne kete shoqnine tone, krejte individualisht e kolektivisht kemi pergjegjesi me eduku e ri-eduku kon t’mbrrijme. Literalisht kon te mbrrijme. Une i perulem gjenerates teme, shokeve e shoqeve te mia, qe cdo dite, ne jeten e tyne personale e profesionale shendrrohen ne shkolla e institucione ri-edukuese. Dmth bojne pune te jashtezakonshme. Nuk ka absolutisht ndjenje ma qetesuese e ma te bukur se sa kur frekuenton vende ku ndihesh sigurte dhe e mbrojtur. E sidomos kur je vajze/grua. Ndjenja e sigurise nuk paguhet me absolutisht asgje! Une e du Prishtinen teme. Ndjehna mire edhe sigurte. I du shoket e shoqet e mia dhe jam super krenare me ta. Faleminderit qe jeten e nates ne Prishtine e keni bo te pazavendsushme. Nuk e ndrroj me asnje metropol boteror! Hiq tak! P.S. Mos me shkruni me me pyt kush ke ai SUPER STAR-i, se veq nuk ju tregoj.