Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha priti sot në një takim përfaqësues nga OJQ “Help” e cila ka shtrirje në gjithë Evropën Juglindore.
Pasi u informua për aktivitetet e kësaj organizate, kryetari Berisha tha se qëllimi i ynë i përbashkët është krijimi i një mirëqenie të mirë sociale dhe ambienti sa më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës.
Në shenjë të 25 vjetorit të themelimit të “Help” për Evropën Juglindore, në oborrin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare u mbollën 25 drunj dekorativ.