Ende pa u hapur zyrtarisht merkato e janarit, klubet e futbollit në Kosovë kanë nisur interesimin për t’u përforcuar me futbollistë të rinj.
Sulmuesi i Dritës, Rilind Haziraj është në shënjestrën e disa klubeve kosovare.
Siç mëson lajmi.net nga burime të sigurta, Malisheva nga Superliga e Kosovës, Suhareka, Dinamo e Vëllaznimi nga Liga e Parë janë klubet që duan shërbimet e Hazirajt.
Sulmuesi Haziraj ka kontratë me tre herë kampionët e Kosovës deri në verën e vitit 2026.
Megjithatë, klubet e interesuara synojnë edhe mundësinë e huazimit të tij nga Drita.
Gara pritet të jetë e ashpër mes atyre klubeve, por për të ardhmen e Hazirajt do të dihet ditëve dhe javëve në vazhdim.
Haziraj u transferua te Drita pas shkëlqimit me Fushë Kosovën, e që me golat e tij, “Pampurat” u rikthyen në elitë këtë sezon pas një mungese të gjatë./Lajmi.net/