FC Ferizaj ka njoftuar me bomberin e njohur të futbollit kosovar, sulmuesin 21-vjeçar Sokol Kiqina.
Sulmuesi së fundi ishte pjesë e Erzenit në Shqipëri.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot është arritur marrëveshja me bomberin e njohur të futbollit kosovar, sulmuesin 21-vjeçar Sokol Kiqina.
Kiqina llogaritet njëri ndër lojtarët më perspektiv në futbollin vendor. Ai ka debutuar në Superligën e Kosovës ende pa i mbushur 18 vjeç.
Së fundmi, sulmuesi ynë i ri ishte pjesë e skuadrës së Erzenit në Shqipëri. Paraprakisht Kiqina kishte mbrojtur ngjyrat e Llapit, ndërsa karrierën e ka filluar në klubin e qytetit, KF Ferronikeli.
Në sezonin 2021/22, sa ishte pjesë e Ferronikelit, Kiqina kishte shënuar 3 gola në po aq ndeshje të zhvilluara.
Me këtë transferim ne hapim afatin kalimtar, duke premtuar ardhje tjera kualitative, në pozicionet që i kemi evidentuar si të nevojshme që të kryejmë transferime.
Na pret një rrugëtim i gjatë në pranverë, andaj do e shfrytëzojmë në maksimum periudhën për ta krijuar një ekip edhe më kompakt e konkurues” thuhet në njoftimin e skuadrës së Ligës së Parë.