I pari i futbollit botëror, Gianni Infantino Presidenti i FIFA-së ka uruar Kosovën në fund vit.
Ai me një video të shfaqur , për Laureatët e Vitit 2023, nga ceremonia e organizuar nga Federata e futbollit të Kosovës, e ka shpërndarë atë edhe në rrjetet sociale zyrtare të tij, Instagram!
Ndër të tjera ai ka deklaruar që Kosova po ec drejt hapave të sigurt dhe sipas tij, presidenti i FFK-së Agim Ademi do ta udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur futbollistike dhe FIFA do të jetë aty në çdo hap për të mbështetur rritjen e Kosovës.
Ky është postimi i të parit të UEFAS.
Federata e Futbollit Gala Laureatët e Vitit 2023 të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ishte një mundësi e shkëlqyer për të uruar të gjithë që lidhen me futbollin në këtë vend për përparimin e madh të bërë që kur FFK u bë anëtare e FIFA-s në Kongresin tim të parë të FIFA-s si President në maj 2016.
Jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga ndërveprimi pozitiv i FFK-së me FIFA Forward Program i cili ka ndihmuar në ofrimin e infrastrukturës më të mirë, ngritjen e standardit të lojës dhe rritjen e futbollit të femrave në këtë vend të bukur. 🙌
Duke parë nga afër përkushtimin e njerëzve këtu gjatë vizitës sime shtatorin e kaluar, jam pozitiv që presidenti i FFK-së Agim Ademi do ta udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur futbollistike dhe FIFA do të jetë aty në çdo hap për të mbështetur rritjen.
Ky mesazh nga i pari i futbollit botëror, tregon që FFK dhe Presidenti i saj Agim Ademi, vlerësohen lartë nga Gianni Infantino.
View this post on Instagram