spot_img

Federata e Volejbollit të Kosovës bëhet me sponsor gjeneral

spot_img

Federata e Volejbollit e Kosovës i kryesur nga Kryetari Bahri Gjinovci po shndërrohet në njërën nga federatatë më të organizuara në vend. Së fundi FVK ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Banka Raiffeisen në Kosovë, impakti i së cilës do të jetë i dukshëm në rritjen e volejbollit dhe mbarë komunitetin e këtij sporti.

Në emër të Bankës Raiffeisen në Kosovë, marrëveshjen e sponsorimit e ka nënshkruar zonja Anita Kovacic, Drejtoreshë Ekzekutive e bankës, kurse në emër të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), marrëveshja u nënshkrua nga z. Bahri Gjinovci, president.

Përmes kësaj marrëveshje dy elitat e volejbollit në vendin tonë, ajo e djemve dhe e vajzave, do të emërtohen Raiffeisen Superliga.

Arritja e marrëveshjes me bankën më të madhe në Kosovë botën, Banka Raiffeisen në Kosovë, është hapi i rradhës që Federata e Volejbollit e Kosovës, e bën në vazhdën e ndjekjes së politikës për transparencë, fuqizim dhe rritje të mbështetjes së volejbollit në të gjitha format.

Nga kjo marrëveshje Banka Raiffeisen në Kosovë do të ketë prezencë, përmes formave të ndryshme të reklamimit në garat e Kombëtareve A (elite), ato të grupmoshave, ligat elite (superliga te djemtë e vajzat), fanelat e gjyqtarëve e shumë forma tjera.

Arritja e marrëveshjes me Bankën Raiffeisen në Kosovë, është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Federatën e Volejbollit të Kosovës, duke përafruar kompanitë kampione, në shërbim të komunitetit të sportit të rrjetës.

Federata e Volejbollit e Kosovës, është tejet e lumtur, që në mesin e saj e ka edhe sponsorin e përgjithshëm Bankën Raiffeisen në Kosovë, me të cilin synohet bashkëpunim serioz dhe në të mirë të të dyja palëve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img