Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka folur rreth liberalizimit, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2024, i ftuar në emisionin DPT te Fidani.
Sipas tij, këto janë tri gjërat kryesore që çdo qytetarë duhet t’i dijë, se çfarë lejohet e çfarë jo. Ai këtu foli rreth lejimit të qëndrimit deri në 90 ditë, moslejimi i punës e poashtu edhe i studimeve.
“Qëndrimi nuk mund të zgjas më shumë se 90 ditë. Brenda një periudhe 180 ditëshe mund të qëndrosh 90 ditë. Brenda kësaj periudhe mund të shkosh disa herë. Nuk nënkuptohet që mund të punosh, për punë duhet vizë tjetër. E treta është çështja e studimeve, studime të rregullta nuk mundësohen përmes liberalizimit të vizave pasi e tejkalon 90 ditëshin”, tha Ahmeti.
Ahmeti ka bërë thirrje që këto rregulla të mos shkelen.
“Mund të deportohesh në Kosovë ose mund të dënohesh me mjete monetare deri 5 mijë euro, e nëse unk e paguan ka kamatë. Po ashtu mund të penalizohesh me pasaportë deri në 5 vjet. Figuron në secilin vend anëtar që e keni shkelur këtë rregull”, tha tutje Ahmeti.