Një 34 vjeçare nga Gjakova është gjetur e vdekur në afërsi të një hoteli në dalje të Prishtinë, merr vesh gazeta online Reporteri.net.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Suhadoll, magjistralja Prishtinë-Lipjan. Derisa rrethanat e vdekjes së saj mbesin të dyshimta.
Gazeta online Reporteri.net merr vesh se 34 vjeçarja, para se të gjendej e vdekur, në hotel po qëndronte bashkë me të dashurin e saj. Ky i fundit, siç ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net, në polici ka deklaruar se gruaja nga Gjakova u hodh nga dritarja e hotelit, pas një fjalosje me çiftit.
Viktima, emër i njohur për redaksinë, është vajza e një familje të njohur afariste në qytetin e Gjakovës.
Gazeta online Reporteri.net ka provuar të marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës, por këtë të fundit ende nuk janë përgjigjur.