Klubi nga Drenasi, FC Feronikeli 74’ ka mdarë rrugët me trajnerin shqiptar nga Maqedonia, Xhengis Rexhepi. Ky i fundit nga Liria kishte kaluar verës në Drenas, derisa me skuadrën arriti 21 pikë pas 6 fitoreve e tri barazimeve dhe nëntë disfatave. Xhengizi lë skuadrën në pozitën e shtatë, tri pikë larg zonës së barazhit.
Njoftimin e ka bërë të ditur edhe trajneri me anë të postimit në vazhdim:
I dashur opinion, dua të ju njoftoj se prej sot nuk jam më pjesë e klubit të Feronikelit 74′.
Në takimin e sotëm me kryetarin e klubit, m’u kërkua që ta mbyllim bashkëpunimin, unë këtë e pranova pa hamendje.
Për mua, më e rëndësishme është se klubi pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor, është në mesin e tabelës dhe shumë më afër skuadrave që garojnë për dalje në Evropë, se sa ato që janë në luftë për ekzistencë!
Ekipit të Feronikeli 74′ i dëshiroj shumë suksese në vazhdim të kampionatit.