Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, ka folur për reality show-in ‘Big Brother VIP Kosova’, raporton Gazeta Sinjali.
Në një emision në radio, Krasniqi i ka quajtur ata ‘dreqën të larëm’, teksa ka thënë se kushdo që e sheh këtë spektakël, ia bën argatin ‘dreqit’.
“O dreq i larëm është ai, mos ma përmend se për dreqen nuk ki çka flet. Kjo është kur ka thënë Naimi, mjerë vatani, mjerë mileti e mjërë atdheu, e mjerë feja e kombi, qeveria e shoqëria çka i ka gjete”, tha ai.
“Çka i vynë një motrës besimtare një gruaja te sinqertë po mos koftë fetare, një motrës atdhetare, shqiptare me këqyre dreqen të larëm. Pse me ia bë një argat dreqit. Nuk muj e ndali por argat si bëjë dreqit”.
Sipas tij në haram hynë edhe reklamuesit e ata që çfarëdo forme kontribuojnë në këtë format.
“Këta i bëjnë kontribut përmes klikimeve, telefonatave, komenteve etj etj atje kompanitë shkojnë me bë reklame, tani krejt këta marrin pjesë në haram, krejt marrin pjesë në gjynah”, tha Krasniqi teksa u shpreh se të tillët nuk flasin me familjarë por i shikojnë tërë natën siç thotë ai “dreqet e larëm”.
@allahun.permende