Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka quajtur moment kenarie rastin e nderimit të Gjeneratës së artë të FC Prishtina nga ana e presidentes, Vjosa Osmani.
Osmani në një ceremoni solemne të premten në prag të ndërrimit të mot-moteve ka ndarë dekorata dhe medalje të meritave për personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Arbreshët.
E mes këtyre personaliteteve kanë qenë edhe ata që e përbëjnë Gjeneratë e artë të FC Prishtina: Ajet Shosholli, Ramadan Cimili, Ramiz Krasniqi, Jusuf Tortoshi, Gani Llapashtica, Arbnor Morina, Afrim Tovërlani, Sunaj Keqi, Shukri Paqarada, Sahit Kelmendi, Skender Shengyli, Mensur Nexhipi, Muharrem Sahiti, Abdyl Bellopoja, Isa Sadriu, Rafet Prekazi, Rexhep Gaxholli, Behajdin Gjinali, Erdogan Celina, Fadil Berisha, Faruk Domi, Genc Hoxha, Zoran Batroviq dhe Nazmi Rama.
Ademi e ka vlerësuar veprimin e Osmanit.
“Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për gjeneratën e artë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve presidenciale, duke theksuar kontributin e tyre të shquar në futboll. Një moment krenarie për të gjithë të përfshirët në këtë sukses!”, ka shkruar ai.