Albion Rrahmani ishte sensacioni i vitit 2023.
Ylli kosovar u transferua në Rumani gjatë verës së kaluar pas eksperiencës fantastike që e pati te Ballkani.
Në gjashtë ndeshjet e para, përfaqësuesi kosovar i realizoi gjashtë gola dhe si rezultat i kësaj forme, nisi të fitonte minuta edhe në Kombëtare.
Mirëpo, një lëndim i rëndë ia ndali rrugëtimin në gjysmë.
Sidoqoftë, 23 vjeçari e konsideron si të suksesshëm vitin që shkoi, ndërsa shpreson që të rikthehet edhe më i fortë në vitin 2024 për t’i bërë të gjithë krenarë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e futbollistit llapjan, i cili synon ta japë kontributin e tij tek Rapid Bukureshti në pjesën e dytë të sezonit dhe më pas, qoftë në verën që vjen apo në vitin 2025, ta gjejë një angazhim në një klub më të madh evropian.