Në prag të fillimit të aktiviteteve të shumta kulturore dhe sportive, sot janë dezinfektuar hapësirat kulturore dhe sportive të komunës së Fushë-Kosovës. Dezinfektimi u realizua duke pasur parasysh masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19.
Pas dezinfektimit objektet do të jenë të gatshme për shfrytëzim për sportistët dhe artistët por gjithnjë duke pasur kujdes që të përfillen masat dhe rekomandimet e dhëna nga institucioneve relevante.