Pas kaosit që përfshiu Brazilin, me kërcënimin e FIFA-s deri në përjashtim nga Botërori i ardhshëm, vjen kthesa e bujshme.
Gjykata e Lartë braziliane urdhëroi rikthimin e Ednaldo Rodrigues si president i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF).
Një veprim befasues i gjyqtarit Gilmar Mendes, i cili me vendimin e tij pezulloi vendimin e marrë në dhjetor nga një gjykatë më e ulët.
Kështu ai është rikthyer në qendër të një vorbulle polemikash për shkak të performancës së dobët të ekipit kombëtar të futbollit.