Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter ka rënë para pak minutash në Janinë.
Lëkundjet janë ndier edhe në territorin shqiptar në zonën përreth Gjirokastrës. Epiqendra e tërmetit ishte 18 km në jugperëndim të Kalpaqit, fare pranë kufirit me Shqipërinë.
Momentalisht nuk raportohet për dëme materiale.