spot_img

Futbolli në zi – Shuhet njeriu i kupave të botës, Zagallo

spot_img

Futbolli botëror, dhe në veçanti ai brazilian është në zi pasi është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, Mario Jorge Lobo Zagallo.

Ky i fundit kishte pasur disa shqetësime shëndetësore në vitin e kaluar duke u shtruar edhe në spital, e tashmë vjen lajmi i keq për ndarjen e tij nga jeta.

Ish-anësori i majtë njihej ndryshe edhe si “Zotëria” i Kupës së Botës duke qenë se këtë trofe e fitoi dy herë si lojtar (1958 dhe 1962) dhe një herë tjetër si trajner duke udhëhequr Selecaon në Botërorin e vitit 1970 aty ku Brazili mposhti në finale 4-1 Italinë.

Por, historia e tij me Botërorët nuk mbyllet me kaq pasi në vitin 1994 ishte koordinator teknik i kombëtares së drejtuar nga Parreira që gjithashtu fitoi Kupën e Botës duke mposhtur edhe një herë tjetër Italinë në finale, këtë pas goditjes së penalltive. Zagallo është kështu edhe i vetmi që e ka fituar Kupën e Botës katër herë, në role të ndryshme.

Në karrierën e tij si lojtar, Zagallo u aktivizua vetëm me Flamengon dhe Botafogon ndërsa në karrierën si trajner, përveç suksesit me Brazilin, drejtoi edhe Botafogon, Fluminensen, Flamengon, Kuvajtin, Al Hilal, Vasco de Gama, Arabinë Saudite si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

NGJARJE TË TJERA

spot_img