Të dielën e 7 Janarit, në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës u ekzekutua 22-vjeçari Gëzim Sinomati.
Edhe pse kanë kaluar dy ditë që nga ky atentat, hetuesit ende nuk kanë rënë ende në gjurmët e autorit. Ka dyshime se i riu mund të jetë ekzekutuar gabimisht dhe shënjestra të ketë qenë xhaxhai i Benard Sinomati.
Dyshimet shtohen pasi natën që ndodhi atentati, së bashku me viktimën në banesë ishte edhe xhaxhai i tij. Por rreth orës 22:00, kur i riu doli për pirë cigare në ballkon, u ekzekutua me snajper në kokë. Por jo vetëm kaq pasi edhe mungesa e ndriçimit për shkak të fikjes së dritave, mund të ketë ndikuar tek ngatërrimi i shënjestrës nga qitësi.
Ndërkohë vlen të thuhet se në vitin 2021, Benard Sinomati, vëllai i Sokol Sinomatit ka qenë shënjestër e një sulmi me tritol. Asokohe në lagjen “Hajro Çakërri”, persona të paidentifikuar i hodhën në erë makinën.