Sukseset e skuadrës së Malishevës viteve të fundit kanë ndikuar që shumë menagjer të kthejnë sytë kah klubi i llapushes.
Pasi gjatë ditës u raportua për ofertat për Drilon Hazrollaj dhe Etnik Bruti, Albanian News merr vesh se telefoni i presidentit të klubit, Driton Morina nuk pushon! Oferta e fundit ishte për portierin, Flamur Gashi. Kjo skuadër është pjesë e kategorisë së dytë në futbollin turk.
Malisheva akualisht mbanë pozitën e katërt, derisa synim ka daljen në garat evropiane. Kjo skuadër në mesin e janarit udhëton në Turqi për vazhdimin e përgatitjeve për fazën e dytë të garave.