spot_img

Almedin Ziljbeari, talenti shqiptar në Austri që pëlqehet nga menaxherë të shumtë

spot_img

E ardhmja e talentit shqiptar nga Austria, Almedin Ziljbeari, pritet të jetë e shkëlqyer. Sulmuesi i ri ka bërë diferencën në skuadrën e tij SNK Polten U18 në ndeshjet e zhvilluara gjatë sezonit vjeshtor, dhe në afatin kalimtar të verës ka mundësi që të jetë pjesë e ekipit të seniorëve, shkruan Open-TV.

Paraqitjet e shkëlqyeshme, golat dhe asistet e shënuar te SNK Polten U18 kanë bërë që menaxherë të ndryshëm të interesohen për djaloshin këmbëshpejtë me numrin dhjetë në shpinë.

Open-TV mëson se në disa ndeshje të fundit të vitit që sapo kaloi skaut dhe menaxherë të huaj kanë pyetur për Almedin Ziljbearin. Në fakt, tash për tash ai është nën mbikqyrjen e një skauti të njohur shqiptar, i cili po analizon cdo ndeshje të tij gjatë stinorit vjeshtor.

Ndryshe, Ziljbeari është i lindur në Austri më 21 gusht 2006, ndërsa me origjinë është nga fshati Vishticë i Komunës së Likovës-Kumanovë. Me futboll është marrë nga mosha 7-vjecare (viti 2013) në klubin e USC Markerdorf, kurse më pas në akademinë e LAZ të St. Poltenit. Në disa turne ndërkombëtar me pjesëmarrëje të klubeve nga Austria, Hungaria, Çekia e Sllovakia ai është shpallur lojtari më i mirë. Disa vite (2017-2021) ka qenë pjesë e gjigantit austriak Rapid Vjenë.

Tek SNK njihet me nofkën Cristiano Ronaldo.

Ëndrra e Ziljbearit është që të luaj për Kombëtaren shqiptare të futbollit. (Open-TV).

NGJARJE TË TJERA

spot_img