strong data-reader-unique-id=”4″>Kaltrina Fazliu-Shillova, gruaja e futbollistit Alban Shillova, është ndarë nga jeta në moshë të re, në orët e para të së hënës.
Lajmi është njoftuar nga familjarët e saj përmes rrjeteve sociale.Ata kanë bërë të ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet në fshatin Zllatar të Prishtinës sot, me kohë të ikindisë.
“Sot me dt: 15/01/2024 vajza jone ndërroi jete!
Ju njoftojmë se vorrimi bëhet me ikindi ne fshatin Zllatar- komuna Prishtinë! Të pikëlluar familja Fazliu-Shillova!”, thuhet në njoftim.
Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe bashkëshorti i saj, Alban Shillova, i cili është futbollist dhe ka qenë pjesë e klubeve si Malisheva e FC Prishtina.
“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, thuhet në njoftimin e tij.