spot_img

Të dhënat e Aeroportit: Nga 1-18 janar 2024, kishte rreth 23 mijë udhëtarë më shumë sesa periudhën e njëjtë vjet

spot_img

Janë bërë gati tri javë që kur qytetarëve kosovar u është mundësuar lëvizja e lirë pa viza në Zonën Schengen.

Krahasuar me vitet paraprake numri i udhëtarëve për të shkuar në Evropë këtë fillim vit, është rritur dukshëm.

Gjatë dyjavëshit të parë të vitit 2024, përkatësisht nga 1-15 janar, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë janë regjistruar 103.248 udhëtarë në shkuarje, apo 20.531 udhëtarë më shumë se dyjavëshin e parë të vitit 2023. Ndërsa ardhjet në Kosovë gjatë periudhës 1-15 janar 2024 kanë qenë 52.568, apo rreth 2000 udhëtarë më pak se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar, bëjnë të ditur për Front Online zyrtarë për media nga Aeroporti.

Nga Aeroporti “Adem Jashari” kanë bërë të ditura edhe statistikat e fundit, përkatësisht nga 1-18 janar 2024.

“Nga data 1-18 janar 2024 kemi rreth 20% fluturime më shumë dhe rreth 15% udhëtarë më shumë se sa në periudhën e vitit të kaluar. Përafërsisht 112 fluturime janë më shumë dhe rreth 23 000 udhetarë më shumë. Ky është një trend i zakonshëm i rritjes së numrit të udhëtarëve në Aeroportin tonë prej vitesh”, kanë potencuar zyrtarët e Aeroportit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img