Albion Rrahmani ka shkëlqyer në fitoren e vështirë, 4:3 të Rapid Bukureshtit ndaj U Craiovas, të premten mbrëma.
Rrahmani shënoi gol nga penalltia, ndërsa ishte në krye të sulmit ku u paraqitën edhe Ermal Krasniqi e Florent Hasani.
Krasniqi e shënoi golin e parë, ndërsa Rapidi e siguroi fitoren me gol në minutën e 94-t. Rrahmani shënoi golin nga penalltia, por ishte vendimtar në ndeshje.
Kështu ka vlerësuar selektori i U21 të Rumanisë, Daniel Pancu.
“Në miqësoren ndaj Sakrayasporit, kam parë tek ai dëshirën për të luajtur sërish futboll. Ishte i jashtëzakonshëm në atë ndeshje. Ai është lojtar fantastik, nuk e di që dikush tjetër ka pasur ndikim kaq të madh të menjëherëshëm në Rumani me gjashtë gola në tri ndeshje. Ai në 30 metrat e fundit është impresiv. Pres që ai të largohet për ndonjë ligë shumë më të fortë se ajo e Rumanisë. Është lojtar special”, ka thënë Pancu për GSP.