Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi është duke qëndruar në Antalia të Turqisë, atje ku klubet kosovare janë duke e kryer fazën përgatitore.
I pari i FFK-së ka qenë i pranishëm edhe në finalen e Superkupës, të cilën e fitoi skuadra e Prishtinës pasi mposhti Ballkanin 2:1, shkruan Albanian News
Pas kësaj finale, Ademi ka shtruar darkë për klubet kosovare, ku të pranishëm kanë qenë drejtuesit e klubeve, si Ballkani, Prishtina, Drita, Llapi, Malisheva dhe Dukagjini.
Ai u tha klubeve që Federata e futbollit është e tyre dhe çdo herë do të jetë pranë tyre.
Ndiqeni videon më poshtë./Albanian News