Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se trashëgimia e presidentit Rugova, është frymëzim në Kosovë dhe në mbarë botën
“Sot iu bashkova presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve tjerë kosovarë për të nderuar Dr. Ibrahim Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Trashëgimia e Presidentit Rugova – ajo e një lideri që avokoi për rezistencë paqësore duke kërkuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët – është një frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Hovenier homazhe te varri i presidentit Rugova: Trashëgimia e tij, frymëzim për Kosovën dhe mbarë botën
Today I joined President @VjosaOsmaniPRKS, Prime Minister @albinkurti, and other Kosovan leaders to honor Dr. Ibrahim Rugova on the 18th anniversary of his death. President Rugova’s legacy – that of a leader who advocated for peaceful resistance while demanding equal rights and… pic.twitter.com/kFupl75XTg
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 21, 2024