Edona James e cila u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2, mori vëmendje të madhe nga publiku.
Ajo shpeshherë u karakterizua për deklaratat bombastike e të drejtpërdrejta që i thoshte brenda shtëpisë.
Mirëpo, e njëjta së fundmi ka shkuar tejet larg.
Gjatë një bisede mes saj, Adrit e Ilirianës ajo promovoi dhunën teksa tregonte se e ka rrahur një herë burrin e saj.
“Më thoshte ‘ti nuk di. Ti vetëm di t’i hapësh këmbët dhe më shumë nuk di’. Kam qenë duke fshirë shtëpinë, dhe i kam hyrë me fshesë, bam e bam e bam e bam, derisa është rrëzuar në tokë, edhe i kam thënë: ‘Po unë di edhe diçka tjetrër, edhe këtë e di, me ta thy ty kërrbinën’”, tha ajo.
Para pak ditësh në formatin e njëjtë veçse në Shqipëri, banori Klodian Duro u përjashtua automatikisht nga gara pasi theu njërin prej rregullave kryesore që parasheh patenta e këtij formati, promovimin e dhunës.