Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron për vizitë në Japoni.
Kreu i FFK-së në Japoni po qëndron me ftesë të FIFA-s, sot Ademi është pritur në një takim nga ambasadori i Kosovës, në Tokoi, Sabri Kiçmari.
Ademi i ka dhuruar ambasadorit kosovar edhe fanellën e kombëtares, shkruan Albanian News.
Ja postimi i tij në Instagram.
Gjatë vizitës në Tokio, ku po qëndroj me ftesë të FIFA-s, për një seminar me federatat anëtare, pata kënaqësinë ta vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prita ngrohtësisht nga ambasadori Sabri Kiçmari.
Me këtë rast diskutuam për zhvillimin e futbollit në Kosovë si dhe për futbollin nëpër breza, kur edhe vetë ambasadori ishte futbollist i Llapit.
Po ashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit edhe përmes sportit me një shtet tejet të zhvilluar si Japonia.
Gjatë këtij takimi ambasadorit Kiçmari ia dhurova një fanellë të Kombëtares së Kosovës si mbështetës dhe adhurues i futbollit.
#BashkëPërFutbollin