Ballkani ka konfirmuar zyrtarisht se kanë transferuar Queven da Silva Inacion.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kampioni i Superligës së Kosovës bëri të ditur se mesfushori është përforcim për garën e tyre për titull.
Ballkani e ka fituar që dy vite radhazi trofeun më të rëndësishëm në elitën e futbollit kosovar, ndërsa janë në rrugë të mbarë për ta fituar për herë të tretë radhazi.
Postimi i plotë i Ballkanit (pa ndërhyrje):
Tifozë të dashur,
Braziliani Queven da Silva Inácio, është futbollisti i radhës që i bashkohet kampionëve tanë.
25 vjeçari e forcon edhe më shumë mesfushën tonë, drejt ambicieve që kemi në kompeticionet në të cilat synojmë të triumfojmë.