spot_img

Vazhdon trendi i parave false: Deponohen mbi 2300 euro të falsifikuara në Pro Credit, shumica 2-she

spot_img

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë sërish është zbuluar sërish në njërën prej degëve të ‘Pro Credit Bank’ në Prishtinë.

Sinjali mëson se një punonjës i bankës ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar mbi 2 mijë euro, shumica prej tyre 2-she, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Paratë janë sekuestruar nga Policia dhe tashmë në koordinim me prokurorin e shtetit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, hetimi ka filluar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Lidhur me këtë është deklaruar së fundi edhe Banka Qendrore e Kosovës, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që të shmangin përdorimin e parave të gatshme [veçanërisht monedhën 2 euro] dhe pagesat t’i kryejnë kryesisht përmes kartelës bankare.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

NGJARJE TË TJERA

spot_img