Një burrë nga Gjakova është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.
Sipas njoftimit të policisë nga i dyshuari janë konfiskuar katër telefona dhe një video regjistrues.
Lidhur me këtë rast është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.