Përfaqësuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Presidenti Bahri Gjinovci dhe Sekretari i Përgjithshëm Valon Nikqi, po marrin pjesë në Asamblenë e 25-të të Asociacionit Ballkanik të Volejbollit (BVA) që po mbahet në Sofje, Bullgari.
Delegacioni kosovar diskutoi çështje të rëndësishme dhe zhvillimet e volejbollit në rajon, shprehur në platformën e BVA për bashkëpunim dhe avancim të këtij sporti në Ballkan.
Krahas shumë diskutimeve, 10 presidentët e Federatave respektive nga vendet e Ballkanit, vendosën unanimisht që presidentit të FSHV-së Erlind Pëllumbi, t’i besohet pozita e presidentit të BVA-së.
Kjo është hera e dytë brenda 10 viteve që volejbollit shqiptar i besohet presidenca.
FVK e uron presidentin Erlind Pëllumbi, për detyrën që iu besua, duke i ofruar përkrahje të parezervë në secilin aspekt.