Producentët e serialit amerikan të vlerësuar me çmime “The White Lotus”, në sezonin e tretë të të cilit do të luante Milos Bikoviq, anuluan angazhimin e aktorit serb, pasi Ukraina e akuzoi atë për mbështetje të gjenocidit dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Rolin e tij do ta marrë një aktor tjetër, ka njoftuar një zëdhënës i HBO.
“Ne vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin me Bikoviqin dhe roli do t’i caktohet një aktori tjetër”, ka deklaruar një zëdhënës i HBO, shkruan edicioni i REL në gjuhën serbe, transmeton Express.
Bikoviq i cili duhej të luante personazhin e një jogi rus në serial, komentoi në rrjetet sociale me këtë rast, duke theksuar se ai “nuk do t’i dorëzohet një narrative që kërcënon integritetin e tij” dhe se kjo është një goditje e “lirive artistike””.