Ministri polak i Mbrojtjes, Wladysław Kosiniak-Kamysz, ka thënë se Polonia është e gatshme të mbrohet kundër agresionit ushtarak rus në “të gjithë skenarët”.
Kosiniak-Kamysz, që shërben edhe si zëvendëskryeministër i Polonisë, ka shtuar se Moska mund ta sulmojë Polonisë “pasi armiqësia me Rusinë është përshkallëzuar”, ka shkruar
“Unë mendoj se të gjithë skenarët janë të mundshëm dhe i marr shumë seriozisht më të këqijtë…Ky është roli i një ministri të mbrojtjes në rrethanat tona aktuale… Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë”, ka shtuar ai.
Ministri polak ka potencuar tutje se po merren me plotësimin e boshllëqeve duke përfshirë armatimin.
“Përpjekjet e mëdha për prokurimin [armët] janë të rëndësishme, por pajisjet personale të ushtarëve janë gjithashtu të rëndësishme”, ka thënë ai.
Kosiniak-Kamysz nuk ëhstë i vetmi zyrtar i lartë i Mbrojtjes nga një vend i NATO-s që kohëve të fundit ka shprehur shqetësime për luftën e Rusisë me Ukrainën.
Edhe gjenerali Gheorghiță Vlad, shefi i mbrojtjes së Rumanisë, ka paralajmëruar javën e kaluar se “politika e luftës e presidentit rus Vladimir Putin do të përshkallëzohej në të ardhmen e afërt”.
Muajin e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se një sulm i mundshëm ndaj NATO-s mund të ndodhë “në pesë ose tetë vjetët e ardhshëm”.
Edhe admirali holandez, Rob Bauer, ka potencuar se Aleanca po përgatitet për një konflikt me Rusinë.