E shtuna dhe e diela e risjellin vëmendjen në elitat e volejbollit kosovar në të dyja konkurencat.
Gjatë fundjavës, fillon sezoni vjeshtor i Raiffeisen Superligës A, në konkurencën e djemve dhe vajzave, me ndeshjet e javës së 11-të.
Te djemtë, Raiffeisen Superliga A nis me dy ndeshjet e së shtunës.
Në derbin e javës, Drita takohet me Pejën, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK4.
Takimi tjetër i së shtunës e vë përballë Ulpianën e Ferizajn, nga ora 18:00.
Xhiroja e parë e pranverës në Raiffeisen Superliga A (djemtë), mbyllet me ndeshjen e së dielës mes Golden Eagle Therandës dhe Skenderbeut.
Në konkurencën e vajzave, ndeshja kryesore zhvillohet të dielën nga ora 17:00, mes Fushë Kosovës dhe Prishtina ‘75.
Kjo ndeshje, shkaku i transmetimit në RTK4, do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Edhe dy ndeshjet tjera te Raiffeisen Superliga A (vajzat), zhvillohen të dielën.
Kastrioti ndeshet me Skenderajn në Ferizaj nga ora 16:00, kurse Fer Volley në të njëjtën palestër e pret Dritën nga ora 18:00.