Të gjitha familjet që kanë bërë kërkesa për pako ushqimore e higjienike, po trajtohen me urgjencë duke ju ofruar shërbim të menjëhershëm. Kemi mjaft pako dhe jemi duke u marrë me të gjitha kërkesat që na vinë në qendrën e thirrjeve, than përfaqësues të Shtabit Emergjent.
Një rol të veçantë për gjithë këtë angazhim, po e jep komisioni për vlerësim dhe shpërndarje të ndihmave, pastaj Qendra për Punë Sociale, Kryqi i Kuq Komunal si dhe donator e biznese që operojnë në komunën e Fushë Kosovës.
Angazhim tjetër për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19 është edhe pastrimi dhe dezinfektimi që po vazhdon edhe sot e që do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës.