Ballkani e ka nisur për mrekulli stinorin pranveror në Albi Mall Superligë, pasi ka marrë fitore në Prizren përballë Lirisë me rezultat 0-3.
Kampioni në fuqi e nisi më mirë ndeshjen, kur në minutën e 22-të qendërmbrojtësi i talentuar Gentrit Halili realizoi për 0-1.
Me epërsinë minimale të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për suharekasit, kur në minutën e 59-të realizoi Almir Kryeziu për 0-2.
Krejt në fund të ndeshjes, ishte mbrojtësi anësorë Armend Thaqi që realizoi për rezultatin përfundimtar 0-3.
Me këtë fitore suharekasit vazhdojnë në krye të Superligës me 43 pikë, gjashtë më shumë se përcjellësi i parë i tyre Llapi.
Ndërkohë Liria vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë pas 10 ndeshjeve.
Në xhiron e 20-të, Ballkani luan në shtëpi përballë Feronikelit ’74, derisa Liria sërish luan para adhuruesve të vet ku pret Dritën e Gjilanit.