Nga sot fillon faza e dytë e dezinfektimit të ndërtesave kolektive në gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës. Përveç ndërtesave do të realizohet edhe dezinfektimi nga jashtë i lokaleve afariste, objekteve shëndetësore, arsimore si dhe objekteve të tjera.
Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës, falënderon qytetarët për kujdesin që po tregojnë gjatë procesit të dezinfektimit andaj kërkojmë që edhe kësaj here të ju përmbahen këshillave për të qëndruar larg objekteve ku bëhet dezinfektimi.