Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në rastin e tre-vjetorit të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, ka thënë se Kurtit i kanë mjaftuar tri vite që premtimet t`i kthejë në mashtrim dhe shpresat në zhgënjim.
Përmes një njoftimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Qeveria deri më tani i ka sjellë Kosovës stagnim në ekonomi, kolaps në shëndetësi, degradim në arsim,dështim në infrastrukturë, skandale në politikë të jashtme, izolim ndërkombëtar dhe sanksione për Kosovën.
“Për ta, e rëndësishme është që kulti i liderit të jetojë, qoftë edhe përmes një statuje qesharake prej bronzi – mbi varfërinë e qytetarëve dhe të ardhmen e cenuar të shtetit tonë. Përbuzja – është e vetmja trashëgimi politike të cilën ky pushtet po e lë mbrapa, tashmë, në kilometrat e fundit të tij!”, ka shkruar Krasniqi.