Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuara sot ambasadorin jorezident të Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder me të cilën ka diskutuar për futbollin.
Të kujtojmë në muajin Qershor, Kosova do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Norvegjinë në Oslo dhe ky takim ka shërbyer për të biseduar rreth bashkëpunimit dhe ngritjen e nivelit të futbollit tonë.
“Në një takim tejet miqësor bashkëbiseduam për projektet e futbollit, si dhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe federatave.
I njoftova për projektet e përbashkëta që FFK-ja ka me Federatën norvegjeze në zhvillimin e futbollit të vajzave, për çka të dy diplomatët norvegjezë ofruan mbështetjen e tyre, duke na përgëzuar për punën dhe duke na inkurajuar për projekte të reja”, ka shkruar ndër të tjera Ademi në Facebook.
Postimi i Agim Ademit:
Sot pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin jorezident të Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder dhe përfaqësuesin special norvegjez për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg.
I falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në çlirim dhe shtetndërtim, por edhe në zhvillimin e futbollit.
Në një takim tejet miqësor bashkëbiseduam për projektet e futbollit, si dhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe federatave.
I njoftova për projektet e përbashkëta që FFK-ja ka me Federatën norvegjeze në zhvillimin e futbollit të vajzave, për çka të dy diplomatët norvegjezë ofruan mbështetjen e tyre, duke na përgëzuar për punën dhe duke na inkurajuar për projekte të reja.